Ata, kërkojnë nga ti fetva (vendim). Thuaju (o Muhammed!): “Perëndia u jep vendim per – kalalen – (njeriu që nuk lë për trashëgimtar as prindër e as fëmijë). Nëse vdes njeriu që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë asaj i takon gjysma (e pasurisë) nga ajo që ka lënë ai, e ai (vëllau) e trashëgon atë, nëse ajo nuk ka fëmijë. Nëse janë dy motra, ato trashëgojnë dy të tretat nga ajo që ka lënë ai. Në qofshin trashëgimtarët vëllezër e motra, atëherë mashkullit i takon trashëgim sa dy femra (motra). Perëndia ju shpjegon këto, që të mos humbni rrugën ju. Se, Perëndia, me të vërtetë, di çdo gjë.