Të mos ishte mëshira e All-llahut dhe mirësia e Tij ndaj teje, një grup nga ata kanë pasur ndërmend të të mashtrojnë, por s’mashtruan tjetër pos vetveten, kurse ty nuk të dëmtuan fare. Ty All-llahu ta shpalli Librin dhe urtësinë dhe të ka mësuar atë që nuk e ke ditur; mirësia e All-llahut është e madhe ndaj teje.