Thuaj: “O ithtarë të Librit, ju nuk keni kurrgjë deri sa të mos i përmbaheni Tevratit dhe Inxhilit dhe asa që po e shpall Zoti juaj”. Kurse ajo që të shpallë Zoti yt me siguri do të forcojë, te shumica prej tyre padëgjueshmërinë dhe mosbesimin, por ti mos u brengos për shkak të popullit që nuk beson!