O besimtarë, mos u merrni me gjueti derisa jeni duke kryer haxhin! Ai i cili mbyt me qëllim dënohet që një kafshë shtëpiake si ajo të cilën e caktojnë dy vetë të drejtë nga ju, ta falë në Qabe, ose do të kompenzohet me vlerën e asaj, të ushqyerit e varfënjakëve ose sa është kundërvlera e saj të agjërojë për ta ndie pasojën e veprës së vet. All-llahu e fal të kaluarën, por kush e përsërit All-llahu do ta dënojë. All-llahu është i fortë edhe në dënim.