dhe pas tyre kanë mbetur brezni që kanë trashëguar Librin. Blenin gjëra të pavlefshme të kësaj bote të ultë dhe thoshin: “Do të na falet!” Po në qoftë se prapë u vjenë n’doresh diçka e tillë, do ta bënin. A nuk është marrë prej tyre besa në Libër – se nuk do të thonë për All-llahun asgjë përveç të vërtetës dhe kanë lexuar se çka ka aty – mirëpo bota e ardhshme është më e mirë për ata që ruhen. A nuk mbledhin mendjen?